Guvernatori Rexhepi falënderon Policinë, Aeroportin dhe Protokollin e Shtetit

Sot më 14 dhjetor 2009 guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në një takim falënderues priti shefin e  Protkollit të shtetit z. Haki Merovci, zv. drejtorin menaxhues të Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni dhe z. Agron Mustafa drejtor menaxhues të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës.

Me këtë rast guvernatori Rexhepi i falënderoj të pranishmit për bashkëpunimin të ndërsjellë 10 vjeçar në mes BQK-së dhe institucioneve përkatëse duke vënë në pah ndihmën e veçantë të ofruar nga këto institucione për organizimin e 10 vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në të cilën ishin të pranishëm shumë personalitete të larta shtetërore të vendit dhe ndërkombëtar duke përfshirë të gjithë drejtorët menaxhues të BQK-së qysh se nga themelimi i saj.

Guvernatori Rexhepi theksoj se ky bashkëpunim duhet të vazhdoj akoma madje me një intensitet të shtuar.

Ndërkaq në fjalën e tij falënderuese z. Merovci theksoi  arsyen e thellimit të këtij bashkëpunimi duke potencuar rëndësinë e tij se protokolli prezantohet si pasqyrë e parë e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Protokolli, theksoi ai, përkundër vështirësive fillestare tani me hapa të sigurt ecën në drejtim të përmirësimit.

Gjithashtu edhe z. Shpend Maxhuni falënderoj guvernatorin Rexhepi dhe tha se Policia e Kosovës është në shërbim të qytetarëve si dhe të të gjitha institucioneve të Kosovës. Ai gjithashtu u pajtua dhe njëkohësisht theksoj rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës.

Z. Mustafa nga të pranishmit kërkoj që Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës ta vizitojnë më shpesh në mënyrë që ky bashkëpunim dhe koordinim të jetë në nivel edhe më të mirë.

Guvernatori Rexhepi me këtë rast të pranishmëve u shpërndau plaketa mirënjohjeje.