Guvernatori Mehmeti merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

Delegacioni i lartë i Republikës së Kosovës i përbërë nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti po merr pjesë në dhe takimet rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, që po mbahen në Washington të SHBA-ve që do të mbahen nga data 14 deri më 20 tetor.
Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti do të takohet me drejtues të lartë të FMN-së, Bankës Botërore, të Thesarit amerikan.
Gjithashtu, në kuadër të takimeve të rregullta vjetore, Guvernatori Mehmeti do të takohet edhe me drejtues të konstituencës tonë në FMN, si dhe do të marrë pjesë në diskutime që do të zhvillohen në kuadër të këtyre takimeve.
Takimet vjetore të organizuara nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar  mbledh bankierë qendrorë, ministra të financave dhe të zhvillimit, parlamentarë, drejtues të sektorit privat, përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile dhe akademikë për të diskutuar çështje me shqetësim global, përfshirë perspektivën ekonomike botërore, zhdukjen e varfërisë, zhvillimin ekonomik dhe efektivitetin e ndihmës.
Në kuadër të këtyre takimeve do të diskutohet për zhvillimet në ekonominë globale dhe në sistemin financiar në botë.