Në Prishtinë zhvillojnë punimet mbledhjet vjetore të Konstituencave për Kosovën të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore

Nën patronatin e institucioneve të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Financave dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,  për herë të parë pas anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore në vitin 2009 si anëtare me të drejta të plota, në Prishtinë do të zhvillojnë punimet mbledhjet vjetore të Konstituencave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.
Për nder të organizimit të kësaj ngjarjeje sonte organizohet pritje protokollare e përfaqësuesve të Konstituencave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, korit diplomatik të akredituar në Kosovë.Pritja bëhet nën patronatin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës z. Bedri Hamza dhe ministrit të Financave z.Avdullah Hoti .