Një delegacion i Bankës Qendrore të Ugandës zhvilluan një vizitë pune në BQK

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Bedri Hamza i shoqëruar nga zëvendësguvernatori për Operacione Bankare z. Lulzim Ismajli pritën në takim delegacionin e Bankës Qendrore dhe Ministrisë së Financave Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Ugandës si dhe Këshilltaren Jorezidente nga Departamenti i Thesarit Amerikan znj. Ellyn Greenwald.

Delegacioni nga Uganda ishin për vizitë pune në Bankën Qendrore të Kosovës, për tu njoftuar me përvojen e Republikës së Kosovës lidhur me procesin e implementimit të projektit të emetimit të Letrave me Vlerë të Qeverisë. Gjatë kësaj vizite, delegacioni u njoftua lidhur me rolin e BQK-së si agjent fiskal i Qeverisë dhe me procesin e organizimit te ankandeve të Letrave me Vlerë të Qeverisë përmes platformës elektronike-CSD.

Po ashtu, përfaqësuesit nga Banka Qendrore e Ugandës së bashku me përfaqësuesit nga Departamenti i Menaxhimit të Mjeteve në kuadër të Bankës Qendrore të Kosovës kanë realizuar vizita pune në dy banka komerciale në rolin e Akterëve Primar, me qëllim të njoftimit lidhur zhvillimin e tregut primar e në veçanti atij sekondar.