Guvernatori z.Bedri Hamza mbajti fjalim rasti në Konferencën "Të ndërtosh ura drejt një ardhmërie të begatshme" të organizuar nga Banka Botërore në Kosovë

Kosova së bashku me regjionin janë në rrugëtim drejt finalizimit të tranzicionit për funksionalizim të ekonomisë së tregut të lirë deri në përfundim të integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Marrëveshja e Stabilizim Associmit e nënshkruar këtë vit do jetë udhërrëfyes i fuqishëm për Kosovën në këtë proces. Agjenda e reformave përkatëse është komplekse dhe kërkon kohë, por janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për t’i shndërruar pengesat kryesore në alternativa dhe mundësi të zhvillimit ekonomik. Kontributi i BQK-së për të krijuar një ambient të mirë për investime në Kosovë përfshin promovimin dhe mbajtjen e një sistemi financiar, në veçanti sistem bankar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm përmes mbikëqyrjes efektive dhe të bazuar në standardet më të larta ndërkombëtare. Sektori financiar vazhdon të mbetet një nga sektorët që ka nivelin më të lartë të investimeve të huaja direkte. Roli i sistemit financiar në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit ka vazhduar të rritet dhe atë kryesisht në saje të zhvillimeve në kuadër të aktivitetit të sektorit bankar.Më shumë