Bankën Qendrore të Kosovës e vizituan një grup nxënësish

Në kuadër të edukimit financiar, një grup nxënësish nga Shkolla Fillore "Ismail Qemali", në Prishtinë, vizituan sot bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.
Fillimisht, fëmijët u priten nga Guvernatori i Bankës Qendrore, z. Bedri Hamza, i cili i falënderoi nxënësit për këtë vizitë dhe iu drejtua me këshillat e tij në lidhje me kursimet, menaxhimin e parasë, punën dhe investimet.


Gjatë vizitës në BQK, nxënësit u mirëpriten nga të gjithë zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës të cilët iu shpjeguan atyre për funksionet e departamenteve të ndryshme në BQK. Kështu ata patën mundësi që për së afërmi të shohin punën dhe të mësojnë funksionin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Nxënësit shfaqen interesim dhe kureshtje që të dinin më shumë për rregullat e BQK-së, sistemin e pagesave, euron si monedhë si dhe për rolin dhe përgjegjësitë e tjera që ka Banka Qendrore e Kosovës.
Në fund të vizitës, fëmijët u inkurajuan që edhe në të ardhmen të përfshihen ne aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të edukimit financiar të të rinjve.