Guvernatori Hamza merr pjesë në samitin “E ardhmja financiare e rajonit“, që po mbahet në Beçiq të Malit të Zi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, është duke marrë pjesë në samitin e ministrave të financave dhe guvernatorëve të rajonit që po mbahet në Beçiq të Malit të Zi. Temat boshte të samitit të sivjetëm që organizohet nga javorja beogradase "NIN", me mbështetje të Ministrisë së Financave dhe të Bankës Qendrore të Malit të Zi, janë sfidat aktuale, e ardhmja financiare e rajonit dhe mundësitë për rritje ekonomike. Duke marrë pjesë në panelin diskutues, Guvernatori Hamza ka folur për të arriturat e fundit të sektorit financiar dhe për përpjekjet që janë duke u bërë për të vazhduar progresin e arritur.