Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Bedri Hamza po merr pjesë në Konferencën e 6-të të Bankës Qendrore Evropiane mbi vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Bedri Hamza po merr pjesë në Konferencën e 6-të të Bankës Qendrore Evropiane mbi vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, me ftesë të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane, e cila është duke zhvilluar punimet në Frankfurt të Gjermanisë.
Temat bosht të kësaj konference ndërlidhen me politikat monetare të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, eksperiencat e fituara dhe sfidat aktuale, politikat strukturore në mbështetje të përmbushjes së kritereve të konvergjencës dhe politikat mbikëqyrëse pas funksionalizimit të unionit bankar ( pas funksionalizimit të Single Supervisory Mechanism-SSM) eksperiencat fillestare dhe efekti në ekonomitë e këtyre vendeve.
Në këtë konferencë të nivelit të lartë po marrin pjesë guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, anëtarë të Bordit Ekzekutiv të BQE-së, përfaqësues të FMN-së, Komisionit Evropian dhe Bankës Evropiane për Investime.