Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, priti sot në një takim z. Philip Bennet, Zëvendëspresident i Parë dhe Kryeshef i Operacioneve i BERZH-it

Në këtë takim, Guvernatori Hamza falënderoi BERZH-in për ndihmën e vazhdueshme, që i ka dhënë Kosovës dhe po i japin në forma të ndryshme institucioneve të saja dhe përmendi , pjesëmarrjen në sistemin financiar. Ai në vijim e njoftoi z. Bennet me përgjegjësitë dhe angazhimet aktuale të BQK-së, si dhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet ky institucion. Më tej, ai njohu përfaqësuesin e ri të BERZH-it me zhvillimet e fundit në sektorin financiar, me ç’rast theksoi se ky sektor vazhdon të ketë një qëndrueshmëri të vazhdueshme duke operuar në pajtim të plotë me ligjet dhe rregulloret pa përjashtim, ku një rol pozitiv për këtë përformancë të mirë e ka BERZH-i me praninë e tyre në formën e pranisë së kapitalit në disa nga Bankat e Kosovës.
Po ashtu, Guvernatori Hamza, shprehu përkushtimin e tij për të vazhduar dhe ngritur me tej format e bashkëpunimit institucional me BERZH-in . Guvernatori Hamza duke falenderuar BERZh-in për mbështetje të deritashme në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, me theks të veçantë në sektorin financiar të Kosovës, ka nënvizuar nevojën dhe rëndësinë e mbeshtetjes më të madhe pas anëtarësimit të Republikës së Kosovës në këtë institucion financiar.
Nga ana e tij, Zëvendëspresidenti i BERZH-it shprehu përkushtimin për të vazhduar me ofrimin e ndihmës në formën e projekteve, që do të jenë në shërbim të zhvillimit të Kosovës. Ai po ashtu u interesua për prioritetet më aktuale të cilat do të ishin në dobi të zhvillimit ekonomik të Kosovës, të cilat do të mund të mbështeteshin nga BERZH-i. Përveç z.Bennet në këtë takim morën pjesë edhe bashkëpunëtorët e tij Përfaqësuesja Rezidente në Kosovë znj. Elena Petrovska, z. Holger Muent , Drejtor i Ballkanit Perëndimor , znj.Agnieszka Lukasik , këshilltare e zëvëndëspresidentit dhe z.Oleg Levitin , këshilltar politik.