Guvernatori Hamza priti në një takim znj. Songül Ozan Ambasadore e Turqisë në Kosovë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës , Bedri Hamza ,priti sot në një takim , shkëlqesinë e saj, znj. Songül Ozan, ambasadore e  Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës. Duke e falënderuar  për kohën e ndarë që të vizitoi Banken Qendrore të Republikës së Kosovës, 
Guvernatori e njoftoi ambasadoren Ozan  për  zhvillimet ekonomike e financiare në Kosovë, me theks të veçantë për industrinë bankare , industrinë  e sigurimeve  dhe   për sfidat nëpër të cilat ka kaluar ky sistem . Më këtë rast Guvernatori përmendi praninë e bankave dhe të kompanive të sigurimeve në Kosovë , të cilat janë duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm në zhvillimet e këtyre fushave.
Poashtu guvernatori potencoi se bazuar në treguesit e   zhvillimeve aktuale , këta  tregues  flasin për një sistem të shëndosh dhe likuid , ka zhvilime pozitive në vazhdimësi në gjithë sektorët.
Ai më tej theksoi edhe  mbështetjen  e bizneseve  nga Turqia , të cilat janë duke dhënë në zhvillimin e ekonomik  me praninë e tyre me theks të veçant në  sektorin bankar dhe atë të sigurimeve.
Guvernatori poashtu potencoi  edhe marrëdhëniet e mira që BQK-ja ka me institucionet homologe turke  si Bankën e Turqisë  dhe autoritetin e pavarur  rregullator mbikëqyrës të Turqisë -BRSA .
Ndërkaq, shkëlqesia e saj , ambasadorja Ozan   shprehu falënderimin e saj  për pritjen  që i’u bë me rastin e kësaj vizite në BQK  dhe  po ashtu e falënderoi Guvernatorin  për informimin gjithëpërfshirës dhe të detajuar për sektorin financiar  si  dhe potencoi rëndësinë e nevojës për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin midis institucioneve përkatëse të Turqisë  dhe Kosovës.
Në fund të dy bashkëbiseduesit u dakorduan edhe për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë midis institucioneve Kosovës dhe Turqisë.