Guvernatori priti z.Jean-Marie Demange,ministër konsular në Ambasadën Franceze në Bullgari

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z.Bedri Hamza ka pritur sot udhëheqësin e çështjeve  ekonomike rajonale  të zyrës së Thesarit të Francës  z.Jean-Marie Demange, ministër konsular në Ambasadën Franceze  në Bullgari, i cili në këtë takim  shoqërohej nga zëvendësja e misionit diplomatik në  Kosovë znj.Lise Moutoumalaya.
 Me këtë rast Guvernatori ka falënderuar  z.Damange për ndihmën e pakursyer, që shteti  francez  ka dhënë  dhe vazhdon të japë në Kosovë në forma të ndryshme, qoftë ajo ushtarake, ekonomike dhe formave të tjera deri te ndihma në ndërtimin e institucioneve të para të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe kontributin e dhënë  në sferën e ndërtimit  të kapaciteteve 
të institucionit  të BQK-së, me ç’rast   banka është menaxhuar nga dy drejtorë  menaxhues francezë të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e BQK-së. Po ashtu  Guvernatori  theksoi edhe  praninë në sferën komerciale ,bankare  siç është  rasti i  BNP Paribas , i pranishëm si pjesë aksionare në TEB.
Më tej Guvernatori  bëri një rezyme  para   z.Demange për punën dhe aktivitetet që ushtron BQK-ja si dhe për  të arriturat, që ndërlidhën me  zhvillimet e industrisë financiare, për treguesit e shënuar  për  periudhën e tanishme të këtij viti, duke nënvizuar se  kemi të bëjmë me  tregues mjaft  pozitivë,  që janë  bazë për  një sistem të qëndrueshëm të sektorit  financiar. Duke potencuar se  një sistem i shëndoshë dhe i qëndrueshëm financiar është bazë  e mirë e  zhvillimit ekonomik në  vend.   
Ndërsa z. Jean-Marie Demange ka falënderuar Guvernatorin për pritjen dhe ka njoftuar edhe për vazhdimin dhe mundësitë e mbështetjes në projektet e ardhshme  të cilat  mund t’i përfitojë BQK-ja, qoftë nga vendi i tij apo nga institucionet ndërkombëtare financiare të vendeve të BE-së, ku një ndihmesë mund të japë edhe qeveria franceze në forma të ndryshme. Në fund  Guvernatori mori përkrahjen e delegacionit  francez  për mbështetje të vazhdueshme të projekteve që ndërlidhën qoftë me BQK-në apo më institucionet  dhe  sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit .