Guvernatori Hamza priti drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor

Guvernatori  Hamza  ka pritur sot në takim zonjën  Ellen Goldstein  drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin perëndimor dhe zotëri Jan-Peter Olters, drejtor i zyrës së Bankës Botërore për Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij takimi Guvernatori i BQK-së z.Bedri Hamza ka bërë një rezyme në lidhje me zhvillimet e fundit në sektorin financiar në Kosovë, duke nënvizuar qëndrueshmërinë dhe performancën  pozitive të sektorit bankar në përgjithësi. Të dhënat e prezantuara dhe treguesit e nxjerrë kanë të bëjnë me periudhën e vitit 2014 dhe janë të dhëna, që tregojnë shëndetshmërinë e sistemit financiar në vend.

Më tej, Guvernatori Hamza dhe znj. Ellen Goldstei, përveç temave  rreth  zhvillimeve të fundit  ekonomike dhe financiare kanë  diskutuar  edhe  për mbështetjen shumëdimensionale, që Banka Botërore vazhdon t’i japë në zhvillimin ekonomik dhe institucional të Republikës së Kosovës.

Po ashtu Guvernatori Hamza  e ka njoftuar znj. Ellen Goldstein edhe për statusin dhe rëndësinë e projekteve të financuara nga ana e Bankës Botërore, me fokus në segmentet përbrenda projekteve për forcimin sektorit financiar dhe infrastrukturës së tregut.

Ndërkaq znj. Goldstein ka vlerësuar progresin e arritur, si dhe performancën në fushën financiare, ku  përveç që ka çmuar bashkëpunimin e lartë të BQK-së me Bankën Botërore ajo  i ka konfirmuar  Guvernatorit Hamza se Banka Botërore, do të vazhdojë mbështetjen e saj për të gjitha fushat të cilat janë me interes për zhvillimin e BQK-së dhe për zhvillimin e sektorit financiar në përgjithësi. Ndërkaq në fund të dy bashkëbiseduesit u zotuan se BQK-ja dhe Banka Botërore do të zgjerojnë edhe më shumë fushat e bashkëpunimit me projekte në të ardhmen, qofshin ato të sferave të asistencës teknike apo të  mbështetjeve në forma tjera të tjera.