Guvernatori Hamza priti një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, priti në një takim një delegacion të FMN-së të kryesuar nga Shefi i Misionit të FMN-së për Kosovë  z. Mr. Jacques Miniane, i cili shoqërohej nga  përfaqësuesi rezident i FMN-së në Kosovë z.  Frank Lakwijk me bashkëpunëtorë. Me këtë rast Guvernatori Hamza  i informoi zyrtarët e lartë të FMN-së  në lidhje me zhvillimet e fundit në sektorin financiar në Kosovë, duke nënvizuar qëndrueshmërinë dhe performancën  pozitive të sektorit bankar në përgjithësi.

Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit, përveç zhvillimeve të përgjithshme të sektorit financiar në vend,  diskutuan edhe për avancimin e bashkëpunimit të deritashëm në mes të BQK-së dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar .

Po ashtu është diskutuar edhe rreth zbatimit  të asistencës teknike për BQK-në dhe nevojës së vazhdimit të kësaj mbështetjeje sipas prioriteteve zhvillimore të përcaktuara prej BQK-së.  Z.Jaques Miniane ka vlerësuar progresin e arritur si dhe përformancën në fushën financiare . Ndërsa po ashtu ka vlerësuar edhe progresin e arritur në  rritjen e kapaciteteve, si dhe shfrytëzimin efikas të asitencës teknike deri më tani duke i dhënë mbeshtetje  Guvernatorit Hamza për vazhdimin e mbështetjes së BQK-së nga ana e FMN-së edhe në të ardhmen. 

Ndërsa Guvernatori Hamza gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për Fondin Monetar Ndërkombëtar   lidhur me  mbështetjen e çmuar për  BQK-në, që i  kanë dhënë  dhe vazhdojnë t’i japin  qoftë   Bankës Qendrore apo Kosovës .