Guvernatori Hamza po merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore

Guvernatori  i Bankës Qendrore të Kosovës z. Bedri Hamza po merr pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat janë duke u zhvilluar  në Uashington D.C. Përveç pjesëmarrjes në sesionin plenar  të  FMN-së  dhe Bankës Botërore, Guvernatori Hamza do të   marrë pjesë edhe në mbledhjet e konstituencës për Evropën Qendrore dhe Lindore në FMN dhe të  konstituencave përkatëse në FMN dhe Bankën Botërore. Në të njëjtën kohë Guvernatori konform agjendës së tij do të takohet edhe  zyrtarë të lartë të këtyre institucioneve të rëndësishme financiare. Delegacioni i Kosovës  i kryesuar nga Guvernatori Hamza do të zhvillojë po ashtu takime me zyrtarë të lartë të  Departamentit të Thesarit Amerikan dhe përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan , homologë të bankave  nga vende të ndryshme, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare. Gjatë këtyre takimeve ,Guvernatori Hamza po shoqërohet nga zëvendësguvernatori për Operacione Bankare në BQK,z.Lulzim Ismajli.