Guvernatori Hamza priti sot në takim Guvernatorin e Bankës së Sllovenisë z.Boshtjan Jazbec

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Bedri Hamza ka pritur në një  takim z.Boshtjan Jazbec Guvernator i Bankës së Sllovenisë . Më këtë rast të dy guvernatorët kanë shkëmbyerë  informacione lidhur më zhvillimet në përgjithësi në sektorët financiar të të dyja vendeve.
Guvernatori Hamza, ka falënderuar z.Jazbec për ndihmën e tij që ka ofruar si ekpert për plotë katër vite në BQK , duke theksuar se është  meritor për të arriturat e Bankës Qendrore.
Guvernatori Hamza poashtu ka e vlerësuar kontributin e deritashëm të Bankës së Sllovenisë, dhënë  BQK-së  dhe njëherësh ka shpalosur fushat me interes për bashkëpunim midis të dyja institucioneve, me fokus të veçantë në fushën e avancimit të kornizës ligjore të sektorit financiar dhe procesin e integrimit evropian.
Më këtë rast u vlerësua poashtu  edhe bashkëpunimi në mes të dy institucioneve , ku BQK-së  nga ana e Bankës sllovene është duke i’u ofruar  bashkëpunim në ndërtimin e kapaciteteve në frymën e praktikave më bashkëkohore.
Gjatë këtij takimi  z.Jazbec ka falënderuar guvernatorin Hamza për ftesën e pjesëmarrjes në konferencë duke premtuar se  bashkëpunimi profesional me BQK-në  edhe në të ardhmën do të jetë  efikas, dhe duke rikonfirmuar gatishmërinë e institucionit që drejton, për mbështetje të mëtejmë dhe për bashkëpunim  të  ngushtë me BQK-në në adresimin e çështjeve të  cilat konsiderohen me interes  të përbashkët. Të dy guvernatorët morën pjesë dhe  ishin , folës në Konferencën “Perspektiva Ekonomike e Evropës Juglindore në periudhën e pas krizës, organizuar nga BQK-ja në bashkëpunim me Universitetin e Lubjanës .