Guvernatori Hamza priti ambasadorin e Shqipërisë z.Qemal Minxhozi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës , Bedri Hamza ,priti sot në një takim njohës, shkëlqesinë e tij, z.Qemal  Minxhozi, ambasador i Republikës së Shqiperisë në Republikën e Kosovës. Fillimisht guvernatori Hamza e falënderoi z. Minxhozi për kohën e ndarë që të vizitoi Banken Qendrore të Republikës së Kosovës 
Ndërsa  më këtë rast Guvernatori   e njoftoi ambasadorin Minxhozi  për  zhvillimet ekonomike e financiare në Kosovë, me theks të veçantë për industrinë bankare , industrinë  e sigurimeve  dhe   për sfidat nëpër të cilat ka kaluar ky sistem .
Në vijim guvernatori potencoi se bazuar në treguesit e   zhvillimeve aktuale , këta  tregues  flasin për një sistem të shëndosh dhe likuid , ka zhvilime pozitive në vazhdimësi në gjithë sektorët.
Ai më tej theksoi edhe  mbështetjen që shteti shqiptar  është duke dhënë në zhvillimin e ekonomik  me praninë e tij  në sektorin bankar dhe atë të sigurimeve.
Guvernatori poashtu potencoi  edhe marrëdhëniet e shkëlqyera që BQK-ja ka me institucionet homologe shqiptare si Bankën e Shqiperisë dhe autoritetet rregullatore tjera të pavarura të shtetit shqiptar.
Ndërkaq, shkëlqesia e tij, ambasadori Minxhozi shprehu falënderimin e tij për pritjen  që i’u bë me rastin e kësaj vizite njohëse me guvernatorin Hamza dhe  po ashtu e falënderoi për informimin gjithëpërfshirës dhe të detajuar për sektorin financiar  si  dhe potencoi rëndësinë e nevojës për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin midis institucioneve përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të mendohet për hapa konkretë, të cilët do të kishin për qëllim afrimin e institucioneve financiare dhe bizneseve dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë midis Kosovës dhe Shqipërisë.