Guvernatori Bedri Hamza po merr pjesë në Takimet Pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore 2014

Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës i kryesuar nga Guvernatori z. Bedri Hamza po merr pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Grupit të Bankës Botërore

Guvernatori Hamza në kuadër  të takimeve pranverore të FMN-së dhe BB-së,  ka takuar Zëvendësdrejtorin  Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar z. Min Zhu, Zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore znj. Laura Tuck, pastaj edhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Thesarit Amerikan (z. Larry McDonald dhe z.Daleep Singh) si dhe drejtorët ekzekutivë të konstituencave në FMN dhe BB pjesë e të cilave është Republika e Kosvës ( z. Johan Prader dhe z. Gino Alzeta).
Në këto takime është diskutuar lidhur me zhvillimet e përgjithshme në sektorin financiar, si dhe për implementimin dhe nevojën e mbështetjes përmes asistencës tëknike sipas nevojave prioritare të BQK-së. Mbështetur në progresin e arritur  dhe shfrytëzimin efikas të asitencës tëknike deri me tani, të gjitha palët gjatë këtyre takimeve u zotuan për vazhdimin e mbështetjes së BQK-së  edhe në të ardhmen. Në këtë kontekst, Guvernatori Hamza ka nënshkruar edhe  një marrëveshje për asistencë teknik më Thesarin Amerikan, përmes së cilës do t’i ofrohet asistencë teknike BQK-së me fokus në fushën e shërbimeve bankare dhe financiare.
Guvernatori Hamza gjatë sesionit pranveror të FMN-së dhe BB-së, pritet të takojë edhe zyrtarë të lartë dhe homologë nga bankat qendrore të regjionit dhe BE-së.