Sistemi bankar i Kosovës vazhdon të shënojë trende pozitive dhe performancë të mirë

Në konferencën për media, për më të rejat e fundit në sistemin  bankar dhe atë  financiar, Guvernatori i Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës z.Bedri Hamza ka shpalosur të dhënat preliminare, treguesit , të arriturat dhe sfidat me të cilat është përballur  BQK-ja gjatë vitit 2013-të . Sipas Guvernatorit  Hamza  Kosova është bërë anëtare  e SWIFT Kod-it duke u bërë  shteti i parë anëtar e që nuk është anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kjo sipas tij është arritur fal punës së bërë nga ana e BQK-së , institucioneve të Kosovës, si dhe përkrahjes së fuqishme të shteteve më të fuqishme , atyre G-10-ës. Guvernatori më tej është ndalur te zhvillimet e shënuara në sistemin bankar , ku sipas tij , gjatë vitit që lamë pas treguesit preliminar flasin për një  rritje të aseteve të bankave, rritje të depozitave , tregues pozitiv të rritjes  në fushën e kreditimit, si dhe rritje të fitimit të shënuar nga ana e bankave krahasur me një vit më parë.
Guvernatori Hamza ka bërë të ditur para mediave edhe për të rejat e fundit që BQK-ja ka arrit në sferën e rregullativës ligjore, duke njoftuar se është bërë një punë e mirë  në hartimin e ligjeve dhe rregullativës tjetër përcjellëse, e cila është hartuar nga ekspertë vendas dhe ata ndërkombetarë dhe është konform rregullativës dhe përafrimit me legjislacionin e BE-së.
Ndërkaq , gjithnjë sipas Guvernatorit rritje  është shënuar edhe në sektorin e sigurimeve, ku është shënuar rritja e vlerës së dëmëve të paguara për  25.7 % , po ashtu të dhënat e performacës vjetore të TRUST-it janë pozitive është shënuar rritje e fondeve të grumbulluara por edhe e vlerës në kthim të investimeve të këtyre mjeteve .
Sipas Guvernatorit Bedri Hamza  edhe te fusha e normës së interesit kemi një rënie krahasuar me një vit më parë , një rënie të lehtë   dhe po ashtu kemi një rritje të lehtë të kredive joperformuese. Guvernatori pranon se është shënuar  ngadalësim në aktivitetet kreditore krahasur me një vit më parë , që është edhe si rezultat  shtrëngimit të procedurave të kreditimit nga ana e bankave komerciale por gjithsesi performanca është pozitive në këtë fushë, po ashtu trend pozitiv është shënuar edhe  në uljen e normës së interesit të letrave me vlerë .
 Ndërsa duke iu referuar uljes së mëtutjeshme të normave të interesit, Guvernatori është shprehur se janë edhe bizneset ato që duhet  të prezantojnë plane dhe projekte më konkurruese te bankat,  si dhe  të shënohen   përmirësime në hartimin dhe raportimin  e pasqyrave financiare . Guvernatori Hamza theksoi po ashtu se ka investitor të huaj të interesuar për të hyrë në tregun  financiar të Kosovës