Kumtesë për shtyp – 21 janar 2014

Bazuar në rishpalljen  e datës 15 nëntor 2013, Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, pas vlerësimit të integritetit, përgatitjes profesionale, njohurive të sistemit financiar, si dhe njohurive për politika mikro dhe makroekonomike, si dhe pas vlerësimit të performancës së treguar gjatë intervistës, ka bërë dhe ia ka dërguar listën përfundimtare Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, me kandidatët si në vijim:
1. Sejdi Rexhepi
2. Ramë Rexha
3. Nuhi Ahmeti
4. Agim Vishi
5. Milaim Berisha