Guvernatori Hamza priti në takim ministrin e financave të Republikës së Shqipërisë z. Shkëlqim Cani

Me rastin e vizitës së tij në Kosovë, ministri i financave i Republikës së Shqipërisë, z. Shkëlqim Cani me bashkëpunëtorë u prit në një takim nga guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z.Bedri Hamza .
Me këtë rast guvernatori  Hamza  shkëmbeu informacion mbi zhvillimet ekonomike e financiare në Kosovë, si dhe falënderoi  z. Cani për  mbështetjen që shteti shqiptar  ka dhënë dhe është  duke dhënë në zhvillimin e sektorit financiar në Kosovë.
Guvernatori po ashtu ka njoftuar ministrin Cani dhe delegacionin që kryesonte  edhe për bashkëpunimin, që institucioni i BQK-së ka me Bankën e Shqipërisë dhe me institucionet e tjera, që kanë fushëveprimin e përbashkët në sferën e industrisë së sigurimeve dhe asaj  financiare në përgjithësi.
Në vijim Guvernatori Hamza falënderoi ministrin Cani  për vizitën dhe për  kontributin, që subjektet ekonomike shqiptare  kanë dhënë dhe vazhdojnë  të japin  me pjesëmarrjen në treg,  e të cilat i nënshtrohen rregullativës dhe autoritetit mbikëqyrës dhe rregullator të BQK-së,  të cilët operojnë në fushën bankare dhe industrinë e sigurimeve.
Tema tjera të shtjelluara gjatë diskutimit kishin të bënin në përgjithësi me mbarëvajtjen e punëve dhe performancën e këtyre institucioneve, që janë të pranishme në tregun financiar të Kosovës.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan  po ashtu që bizneset e të dyja palëve të jenë më të pranishme në të dyja vendet. Në këtë takim , ministri Cani shoqërohej edhe nga zëvendësministri  Ervin Mete , drejtoresha e politikave dhe marrëdhënieve fiskale znj. Arjana Dyrmishi dhe ambasadori fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Islam Lauka.