Guvernatori Hamza mori pjesë në konferencën e Bankës Qendrore Evropiane

Më 3 dhe 4 dhjetor 2013,Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Hamza mori pjesë në konferencën e organizuar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE)  me titull “ Bashkëpunimi i Bankave Qendrore  para, gjatë dhe pas krizës”. Konferenca vuri në pah kontributin e madh të BQE-së dhënë zhvillimit të bankave qendrore të rajonit dhe më gjerë, ku fal së cilës shumica e bankave qendrore arritën të evoluojnë nga një marrës i asistencës teknike në një dhënës të çmuar të kësaj asistence. Gjatë kësaj kohe Guvernatori Hamza është takuar edhe me zyrtarë të Deutsche Bank dhe të Fondit Evropian për Evropën Juglindore.