Guvernatori Bedri Hamza ndau certifikata për studentët që ndoqën praktikën në BQK

Gjatë muajve  korrik dhe gusht 19 studentë nga fakultete të ndryshme të vendit tonë , të Universitetit Publik dhe kolegjet  private përfunduan Programin e praktikës dymujore, e cila u  zhvillua në departamente të ndryshme të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Në një ceremoni rasti ,Guvernatori Hamza  në prani edhe të menaxhmentit dhe drejtuesve të BQK-së u shpërndau certifikata të gjithë  studentëve  të cilët me sukses kanë ndjekur  programin e  praktikës duke nënvizuar përkushtimin dhe sjelljen e shkëlqyeshme të studentëve gjatë kohës sa ishin në BQK gjatë programit në fjalë. Guvernatori duke folur për rolin  dhe mundësinë e ofruar për studentët që të ndjekin praktikën në BQK , ka potencuar se ky program do të ndikojë  në ngritjen e dijeve dhe formësimin e tyre për profesionet e tyre që do t’i zbatojnë në institucione të ndryshme qoftë ato publike , private e pse jo edhe të ndonjërit që të jetë pjesë e BQK-së.