Kumtesë për shtyp – 23 korrik 2013

Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, pas vlerësimit të integritetit, përgatitjes profesionale, njohurive të sistemit financiar si dhe njohurive për politika mikro dhe makroekonomike si dhe pas vlerësimit të përformancës së treguar gjatë intervistës, ka bërë dhe ka dërguar listën përfundimtare Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, me kandidatët si në vijim:
1. Sejdi Rexhepi
2. Driton Balaj
3. Enver Krasniqi
4. Ramë Rexha