Guvernatori Hamza priti shefin e zyrës dhe përfaqësuesin Special të BE-së për Kosovë, z. Samuel Zhbogar

Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Republikën e Kosovës z. Samuel Zhbogar, vizitoi sot Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës me ç’rast u prit nga Guvernatori Bedri Hamza.
 Me këtë rast, Guvernatori Hamza e njoftoi z. Zhbogar mbi zhvillimet aktuale ekonomike e financiare në Kosovë, duke nënvizuar kontributin e madh që BE-ja  kanë dhënë dhe po e japin në zhvillimin e ekonomisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Vlen të theksojmë se Guvernatori Hamza gjatë diskutimit e njoftoi z.Zhbogar për performancën e sektorit bankar në përgjithësi si dhe atë të sigurimeve dhe institucioneve tjera që janë nën ombrellën mbikëqyrëse të BQK-së si autoritet rregullator dhe mbikëqyrës. Ai më këtë rast e njoftoi bashkëbiseduesin se sistemi bankar vazhdon të ketë një përformancë të mirë , ka rritje të depozitave , rritje të kreditimit  si dhe ulje të lehtë të normës së kamatave në kreditim.
Aktualisht të gjitha bankat janë mirë të kapitalizuara dhe janë likuide dhe kanë përqindje të adekuatshmërisë së kapitalit mbi normën e kërkuar sipas standarteve ndërkombetare, ka theksuar gjatë këtij takimi Guvernatori Hamza.
Poashtu z.Zhbogar u njoftua nga ana e Guvernatorit Hamza edhe për një indikatorë tjetër që e bënë të qëndrueshem , e që për përformancën e tij  e dallon  sistemin bankar në Kosovë  nga vendet tjera , shkallën e ulët të kredive jopërformuese e cila vazhdon të jetë më e ulëta në rajon. Guvernatori , gjithashtu e informoi z.Zhbogar edhe për hapat e ndërmarrë të BQK-së në sferën  e hartimit dhe përafrimit të legjislacionit të BQK-së më atë të BE-së. Më këtë rast bashkëbiseduesit në këtë takim janë pajtuar që të shtojnë bashkëpunimin në sfera të ndryshme si në hartimin e rregullativës ligjore, apo rishikimin e rregullativës aktuale dhe forcimin dhe shtimin e përkrahjes në fusha tjera si në gjetjen e mënyrave që përmes sistemit bankar të ndihmohen bizneset në Kosovë, me theks të veçantë lëmia e agrokulturës , në mënyrë që të ulën normat e kamatave për individët dhe biznesët që merrën më këto veprimtari.
Në veçanti, Guvernatori  Hamza  falenderoj z. Zhbogar për mbështetjen e vazhdueshme të  BE-së në forma të ndryshme  dhënë BQK-së që nga dita e parë e themelimit të saj, përfshirë asistencat teknike të ofruara në vazhdimësi qoftë në ndërtimin e kapaciteteve apo edhe në anëtarsimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtar financiarë. Të dy bashkëbiseduesit premtuan në vazhdimin dhe thellimin bashkëpunimit të metutjeshëm.