BQK publikon të dhënat e sektorit të jashtëm për tremujorin e parë të vitit 2013

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar statistikat e sektorit të jashtëm, që përfshin: statistikat e bilancit të pagesave, pozicionit të investimeve ndërkombëtare si dhe statistikat e borxhit të jashtëm të Kosovës, për tremujorin parë të vitit 2013. Të dhënat janë publikuar në kuadër të Serive Kohore në faqen e internetit të BQK-së, sipas kalendarit të publikimeve t+90 (90 ditë pas periudhës referuese).

Për më shumë, të dhënat e publikuara  janë konform standardeve statistikore ndërkombëtare dhe përfshin komponentët standarde siç janë: mallrat, shërbimet, të ardhurat, transferet rrjedhëse (remitancat), investimet e huaja direkte, investimet jashtë vendi në depozita, letrat me vlerë, pozicionin e investimeve ndërkombëtare, asetet dhe detyrimet e jashtme sipas sektorëve, gjendja kumulative e investimeve të huaja direkte sipas shteteve dhe instrumenteve, rezervat ndërkombëtare, borxhin e jashtëm të Kosovës sipas sektorëve, etj.


Këto informata njëherësh janë të shpërndara edhe në FMN-së, në publikimin Statistikat Financiare Ndërkombëtare (anglisht: International Financial Statistics – IFS) dhe në Bankë Botërore (anglisht: Quarterly External Debt Statistics – QEDS).

Në vazhdim është dhënë një pasqyrë e përmbledhur që karakterizon tremujorin e parë të vitit 2013 në fushën e bilancit të pagesave, pozicionit të investimeve ndërkombëtare dhe borxhit të jashtëm. Në fund është paraqitur edhe një shtojcë statistikore lidhur komponentët kryesore. Për më shumë kliko këtu.