Guvernatori Hamza priti në takim z. Gino Alzetta, drejtor ekzekutiv dhe përfaqësues i Kosovës në Bankën Botërore

Guvernatori Hamza ka pritur sot në takim z.Gino Alzetta, drejtor ekzekutiv, përfaqësues i Kosovës në Bankën Botërore. Me këtë rast, Guvernatori Hamza e ka njoftuar z.Alzetta mbi zhvillimet aktuale ekonomike dhe financiare në vendin tonë me fokus të veçantë në progresin e arritur në projektet që BQK-ja është duke i implementuar përmes mbështetjes financiare dhe teknike të Bankës Botërore.
Duke vlerësuar performancen e mirë makroekonomike të vendit, z.Alzetta ka nënvizuar gatishmërinë e Bankës Botërore për mbështetjen e mëtejme të zhvillimit institucional e ekonomik të Kosovës me fokus të veçantë në rritjen e mëtejme të sektorit privat, edukimit dhe trajnimit të fuqisë punëtore, si dhe sektorit të energjisë.