Guvernatori Bedri Hamza po merr pjesë në Takimet Pranverore te Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore 2013

Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Bedri Hamza po merr pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Grupit të Bankës Botërore.

Në kuadër të takimeve të delegacionit nga Kosova ,Guvernatori Bedri Hamza,udhëheqës i delegacionit të lartë nga Kosova ka takuar Zëvendësdrejtoreshën Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar,znj. Nemat Shafik, Ndihmëspresidientin e Bankës Botërorez.Philip Le Hourou dhe Asistentin e Ndihmëssekretarit të Departamentit të Thesarit Amerikan z. Cristopher Smart.
Në këto takime është diskutuar lidhur me implementimin e programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe aranzhimet e asistencës teknike për nevoja të BQK-së. Bashkëbiseduesit janë zotuar për mbështetje dhe asistencë teknike të vazhdueshme, si dhe kanë vlerësuar lartë kontributin e institucioneve të Republikës së Kosovës në realizimin e këtij program dhe shfrytëzimin efikas të asistencës teknike të deritashme.
Guvernatori Hamza pritet të takojë edhe zyrtarë të lartë dhe homolog nga komuniteti i bankave qendrore të regjionit, si dhe nga vende e institucione të ndryshme nga bota.