Guvernatori Hamza ka pritur drejtoreshën e misionit të USAID-së për Kosovë, znj.Maureen A.Shauket

Prishtinë, 11 prill 2013

Drejtoresha e misionit të USAID-së për Kosovë, znj.Maureen A. Shauket ka vizituar sot Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, më ç’rast u prit nga  Guvernatori i BQK-së z. Bedri Hamza.

Guvernatori Hamza ka falënderuar delegacionin e USAID-së të  kryesuar  nga  znj. Shauket për vizitën dhe  kontributin e çmuar dhënë zhvillimit të BQK-së si në aspektin e infrastrukturës ashtu edhe të  zhvillimit profesional të  stafit si dhe  sektorit financiar dhe institucioneve tjera të vendit tonë.
Në vazhdim, Guvernatori Hamza ka shprehur gatishmerinë e BQK-së për të nisur me projekte të reja në fusha të ndryshme  në  kuadër të BQK-së për të cilat USAID-i mund të  të kontribuoi.  

Krahas projekteve të deritanishme, znj. Shauket përseriti gatishmerinë e USAID-së  për mbështetje të BQK-së dhe sektorit financiar të Kosovës, si dhe në  veçanti u zotua  për  mbështetjen e grupeve dhe sektorëve më pak të  përfshira në  shërbime financiare, si p.sh. gratë dhe minoritetet.