Shkëlqesia e saj, znj.Tracey Ann Jacobson, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, vizitoi sot Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.


Ambasadorja znj. Tracey Ann Jacobson u prit nga Guvernatori z. Bedri Hamza me të cilin shkëmbeu informacion mbi zhvillimet ekonomike dhe financiare në Republikën e Kosovës.
Guvernatori Hamza falënderoi Ambasadoren Jacobson për vizitën dhe kontributin që shteti i saj ka dhënë BQK-së dhe sektorit financiar, duke u shprehur i gatshëm për thellim të bashkëpunimit me qëllim të zgjerimit të mbështetjes nga ana e SHBA-ve.
Duke u falënderuar për pritjen, Ambasadorja Jacobson u zotua, se vendi i saj do të vazhdojë përkrahjen e zhvillimit ekonomik dhe institucional të Republikës së Kosovës.