Guvernatori Hamza priti në takim përfaqësuesin rezident të Bankës Botërore në Republikën e Kosovës

04 prill 2013

Përfaqësuesi rezident i Bankës Botërore në Republikën e Kosovës z.Jan-Peter Olters ka  viztuar sot Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës me çrast u prit nga Guvernatori z. Bedri Hamza.
Duke falënderuar për vizitën dhe bashkëpunimin paraprak, Guvernatori Hamza shkurtimisht ka njoftuar delegacionin e kryesuar nga z. Olters mbi sektorin financiar në  përgjithësi si dhe me progresin e projekteve të  Bankës  Botërore dedikuar BQK-së  në  veçanti.
Guvernatori Hamza ka vlerësuar lartë kontributin e  Bankës Botërore dhënë BQK-së  dhe sektorit financiar të vendit përmes projekteve tani  më  të  përfunduara, projekteve që  janë  në proces si dhe projekteve të zotuara dhe që pritet të fillojnë së implementuari. Gjithashtu ka vlerësuar lartë raportet e ndryshme të vlerësimit të realizuara  nga  Banka Botërore dhe  ka  shprehur  gatishmerinë për  përmbushjen  në  kohë  dhe në  mënyrën më  të  mirë të  mundshme të  të  gjitha  rekomandimeve të  dala nga  këto raporte vlerësimi.
Z.Olters është  shprehur  që  bashkëpunimi me  BQK-në  ka  qenë i shkëlqyer dhe  shumë  efikas për çka është zotuar që do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Njëherësh ka konsideruar shumë  efikas  procesin e  zbatimit të  projekteve  të  Bankës  Botërore  dedikuar  BQK-së dhe sektorit financiar. Z. Olters ka shprehur gatishmerinë e zyrës së tij për  bashkëpunim të ngushtë në adresimin e çështjeve të cilat konsiderohen me interes për BQK-në dhe ku  Banka  Botërore  mund  të  ndihmojë.