Guvernatori Hamza priti në takim përfaqësuesit e Këshillit të Byrove të Sistemit të Kartonit të Gjelbër

Në vazhdën e takimeve pas  konferencës ndërkombëtare të sigurimeve  të  mbajtur  dje në  Prishtinë, një  delegacion i lartë i Këshillit të  Byrove të Sistemit të Kartonit të Gjelbër i udhëhequr nga z. Maurius Wichtowski, President i Këshillit të Byrove, ka  vizituar Bankën Qendrore të Republikës së Kosovë më ç’rast u prit nga  Guvernatori Bedri Hamza.
Duke  vlerësuar  lartë vizitën e këtij delegacioni, Guvernatori Hamza shkurtimisht ka njoftuar delegacionin mbi zhvillimin e industrisë së  sigurimeve në Republikën e Kosovës si dhe për  të  arriturat dhe  sfidat e kësaj industrie.
Një  çështje  mjaftë  me  rëndësi  që  u  diskutua  në  këtë  takim ishte gjetja  e  modalitetit  për  anëtarësim  në  Sistemin e  Kartonit  të Gjelbër. Guvernatori Hamza ka shprehur  gatishmërinë për bashkëpunim të  ngushtë si me industrinë e sigurimeve ashtu edhe  me  të  gjitha  institucionet dhe akterët relevantë vendor dhe  ndërkombëtar  më qëllim të  zgjidhjes sa më të  shpejt të  kësaj çështje.
Duke vlerësuar lartë progresin e arritur në fushën e legjislacionit për sigurimet, delegacioni i kryesuar  nga  z. Wichtowski është  shprehur se do të vazhdojë të mbështes Kosovën në këtë proces.