PRESIDENTJA JAHJAGA DEKRETOI EMËRIMIN E BEDRI HAMZËS NË POZITËN E GUVERNATORIT TË BANKËS QENDRORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dekretoi sot emërimin e z.Bedri Hamza në pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
E martë, 26 mars 2013

Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84, pika 27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 38, paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit 03/L-209, për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe duke u bazuar në Vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nr.04-V-551, të datës 14 mars 2013, të pranuar në Zyrën e Presidentes më datë 25 mars 2013.