Vlerësohet themelimi i Fondit Garantues për Mikrokredi

Përfaqësuesja rezidente e UNDP-së  për Kosovë, znj. Osnat Lubrani, vizitoi sot Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës me ç’rast u prit nga Guvernatori Gërguri me të cilin shkëmbeu informacion mbi progresin e bërë në themelimin e Fondit Garantues për Mikrokredi në Kosovë.
Znj.Lubrani ia prezantoi Guvernatorit Gërguri Analizën e fizibilitetit dhe propozimin për themelimin e Fondit Garantues për Mikrokredi në Kosovë, fond ky i cili ka për mision fuqizimin e mbështetjes financiare për ndërmarrësit fillestar dhe ndërmarrjet e vogëla në kuadër të sektorëve dhe regjioneve të caktuara të vendit tonë.
Duke vlerësuar lartë kontributin e UNDP-së lidhur me institucionalizimin sa më të shpejtë të misionit dhe objektivave të këtij fondi, Guvernatori Gërguri ka nënvizuar se projektet si ky kanë rëndësi të veçantë për sigurim të rritjes së qendrueshme ekonomike dhe krijim të vendeve të reja të punës në Kosovë.