Zgjerohet Programi i edukimit financiar

28 dhjetor 2012
Në kuadër të Programit të edukimit financiar të BQK-së, Guvernatori Gani Gërguri ka qenë mysafirë-ligjërues para studentëve të Kolegjit Universitar “Gjilani” në Gjilan. Me këtë rast Guvernatori Gërguri ka elaboruar mbi rolin e BQK-së në sigurimin e stabilitetit financiar si dhe kontributin e sektorit financiar në zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë, ndërsa involvimi i studentëve në debat ka qenë profesional. BQK-ja do të vazhdojë me ngritjen e nivelit të Programit të edukimit financiar të publikut edhe në vitin vijues, përfshirë projektin për mbrojtjen e konsumatorëve të shërbimeve dhe produkteve financiare.