Njoftim mbi përgatitjet e BQE për lëshimin në qarkullim të serisë së re te kartëmonedhave euro

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Mario Draghi, më 8 nëntor 2012  njoftoi për përgatitjet për lëshimin e serisë së dytë të kartëmonedhave euro - seria “Evropa”. Kartëmonedha e parë e serisë së re që do të lëshohet në qarkullim do të jetë kartëmonedha në vlerë prej 5€, e cila do të lëshohet në qarkullim gjatë muajit maj 2013 në të gjithë zonën e euros. Dizajni i plotë i kartëmonedhës së re në vlerë prej 5€ do të zbulohet në një ngjarje që do të organizohet në Muzeun Arkeologjik në Frankfurt të Gjermanisë, më 10 janar 2013. Imazhet e dizajnit të plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 5€ nuk do të vihen në dispozicion të mediave dhe të publikut deri më atë datë.

Datat kyçe sa i përket serisë së re të kartëmonedhave dhe informacion më të gjerë mund të gjeni në ueb faqen e BQK-se: http://www.bqk-kos.org/?cid=1,192