Delegacioni i BQK-së po merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Tokio të Japonisë

Një delegacion nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, i kryesuar  nga Guvernatori  z.Gani Gërguri   ,ka udhëtuar për në Tokio të  Japonisë për të  marrë pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Bankës Botërore (BB).
Krahas pjesëmarrjes në seancën plenare të Bordit të Guvernatorëve të FMN-së, Guvernatori Gërguri do të ketë takime me zyrtarë  të FMN-së dhe të BB-së, përfaqësues  të sistemit financiar të Japonisë , si dhe me zyrtarë  nga vende të ndryshme, përfshirë këtu Guvernatorë dhe zyrtarë të tjerë pjesëmarrës në takimet e Sesionit të Vjeshtës të FMN-së dhe BB-së.