Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vizitoi BQK-në

02 tetor 2012
Shkëlqesia e saj Zonja Tracey Ann Jacobson, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, vizitoi sot Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, me ç’rast u prit nga Guvernatori Gani Gërguri. Me këtë rast, Guvernatori Gërguri e njoftoi Ambasadoren mbi zhvillimet aktuale ekonomike e financiare në Kosovë, duke nënvizuar kontributin e madh që SHBA-të e kanë dhënë dhe po e japin në zhvillimin e ekonomisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Në veçanti, Guvernatori Gërguri e falenderoi Ambasadoren Jacobson  për mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve dhënë BQK-së që nga dita e parë e themelimit të saj, përfshirë asistencën teknike aktuale të ofruar nga Departamenti i Thesarit Amerikan në fushën e sistemit të sigurimeve, tregut të letrave me vlerë, tregut hipotekar. Shkëlqesia e saj, Ambasadorja Jacobson nënvizoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin fuqishëm BQK-në në avancimin e funksioneve të saja.