Cmimi i BQK-së për ekonomistët e rinj

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka krijuar mundësinë e dhënies së një çmimi për studimin më të mirë të paraqitur nga ekonomistët e rinj.  Për t’u kualifikuar për çmimin, autorët duhet të jenë  aktualisht të regjistruar në studime universitare ose të diplomuar ose të kenë përfunduar një program të tillë jo më heret se 12 muaj para afatit të paraqitjes, dhe duhet të jetë autor primar në punimin që do të dorëzohet.
Punimet mund të jetë në çdo fushë që lidhet me sektorin financiar dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. 
Ky çmim ka për qëllim  nxitjen e kërkimeve cilësore dhe / ose prezantimin me një cilësi të lartë të një teme midis ekonomistëve të rinj të Kosovës, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës. Është e rëndësishme të pranojmë punime kërkimore dhe / ose studime ekonomike nga ekonomistët e rinj të Kosovës. Prandaj, BQK-ja do të organizojë një seancë të posaçme publicitare për dy-tre punimet më të mira të dorëzuara dhe një çmim vjetor për punimin(et) më të mirë (a) do të ipet në pajtim me të.

Komiteti përzgjedhës, i përbërë nga stafi i BQK-së dhe një përfaqësues nga akademia, jo vetëm që do të zgjedh punimet që do të publikohen nga BQK, por gjithashtu mund të sugjerojnë për dhënien e ҫmimit për një apo më shumë konkurrues të ekonomistëve të rinj.  Komiteti përzgjedhës do të gjykojë punimet duke përdorur kriteret e përgjithshme të miratuara nga Bordi Ekzekutiv i BQK-së: (a) rëndësia e temës së trajtuar për ekonominë së Kosovës, (b) cilësia e hulumtimit apo sinteza dhe (c) cilësia e të shkruarit. Përveç kësaj, hulumtimet dhe shkrimet e të tjerëve që përfshihen në punimin e paraqitur duhet të identifikohen në mënyrë të duhur, me anë të fusnotave dhe referencave bibliografike.
Formati:  punimi i dorëzuar duhet të ketë jo më shumë se 25 faqe, fonti Times New Roman 12, hapësirë të dyfishtë. Përmbledhja ekzekutive duhet të ketë jo më shumë se një faqe dhe lista e të gjitha referencave duhet t’i bashkangjitet punimit. Punimet do të shkruhen në gjuhën angleze.
Dorëzimi: Punimet duhet të dorëzohen në verzionin elektronik (info@bqk-kos.org) të shoqëruara nga tri kopje të shkruara, të dërguara në adresën e mëposhtme: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), Attn.  Çmimi për Ekonomistët e Rinj, Rr. Garibaldi 33,  Prishtinë, Republika e Kosovës.
Vendimi përfundimtar  nëse do të ipen një apo më shumë ҫmime në një vit të caktuar varet nga cilësia e punimeve të paraqitura, dhe merret në fund nga komisioni përzgjedhës. Prandaj,  në asnjë mënyrë nuk është obligative dhënia e një apo më shumë shpërblimeve brenda një viti.   Shuma vjetore  e "Çmimit të BQK-së për Ekonomistët të Rinj" është vendosur të jetë 1.500 euro. Çmimi i parë do të shpërblehet me 700 euro, çmimi i dytë me 450 euro dhe i treti me 350 euro. 
Afati i fundit për dorëzim:: 14 shtator, 2012

Ceremonia e dhënies së ҫmimeve: Shtator/Tetor 2012