Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
20/04/2018
Në kuadër të takimeve në Sesionin Pranveror të FMN-së dhe BB, Guvernatori z.Fehmi Mehmeti është takuar me Zëvendësdrejtorin e FMN-së, z. Tao Zhang, të cilin e informoi mbi zhvillimet e përgjithshme në sistemin financiar dhe e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që FMN-ja i ka ofruar BQK-së ndër vite. Guvernatori Mehmeti po ashtu ka zhvilluar takime me Drejtorin e Departamentit të FMN-së për Evropë, z. Paul Thomsen, Drejtoreshën e Konstituencës pjesë e së cilës është edhe Kosova, znj.Michaela Erbenova, me Misionin e FMN-së për Kosovë dhe përfaqësuesit e MCM-së (Monetary Capital Market) të kryesuar nga Paul Mathieu.
Në të gjitha këto takime u vlerësua lartë puna e BQK-së në sigurimin e një sistemi financiar stabil dhe në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit, si dhe u shpreh gatishmëria e FMN-së për të mbështetur zhvillimin e mëtejmë të BQK-së.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara