Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
14/10/2022
Gjatë qëndrimit në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Guvernatori Mehmeti po vazhdon takimet me përfaqësues të këtyre dy institucioneve.
Guvernatori Mehmeti ka zhvilluar takime me udhëheqësin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, z. Di Bella, si dhe me Drejtorin e Konstituencës tonë në Fond, z. Palotai.
Gjatë kësaj periudhe Guvernatori Mehmeti u takua edhe me Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer, të cilin e njoftoi për zhvillimet e fundit në sistemin financiar të Kosovës, i cili po vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.
Në takimin me Zëvendës presidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Anna Bjerde, përveç diskutimit lidhur me zhvillimet në sistemin financiar në vend, u diskutua edhe për mbështetjen e mëtutjeshme të BQK-së përmes projekteve të ndryshme, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sistemit financiar në Kosovë.
Gjatë ditës së sotme, Guvernatori do të ketë takime edhe me Departamentin e Politikave Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit, do të marrë pjesë në mbledhjen plenare vjetore të Bordit të Guvernatorëve, si dhe në takimin e Konstituencës tonë në Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara