Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
29/10/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar popullin turk për Ditën e Republikës.
Në mesazhin e urimit dërguar Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, Guvernatori Mehmeti ka uruar popullin turk për këtë ditë të veçantë, Ditën e Republikës.
Nëpërmjet këtij urimi, Guvernatori Mehmeti ka shprehur falënderimin e tij dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për përkrahjen e shtetit të Turqisë ndaj Republikës së Kosovës, e në veçanti mbështetjen për ekonominë e Kosovës.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara