Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
27/11/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti u ka uruar të gjithë shqiptarëve kudo që gjinden, 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në mesazhin e urimit dërguar ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Guvernatori Mehmeti ka falënderuar shtetin shqiptar për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat e historisë.
“Shpreh mirënjohjen time dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer dhe shumëdimensionale, që Republika e Shqipërisë i ka dhënë Republikës së Kosovës dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në veçanti. Është kënaqësi për mua që t’ua uroj 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, një ditë që na kujton sakrificën e shumë brezave që luftuan për të jetuar të lirë”, thuhet në mesazhin e urimit të Guvernatorit Mehmeti.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara