Guvernatori Mehmeti uron gazetarët në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

03/05/2022

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe të gjitha mediat e gazetarët.
Guvernatori ka vlerësuar lart bashkëpunimin e deritashëm, duke i falënderuar për korrektësinë e treguar.

Ai ka thënë se BQK do të vazhdoj çdoherë të jetë e hapur dhe bashkëpunuese me të gjitha mediat në Kosovë dhe jashtë saj, me qëllimin e vetëm të informimit të drejtë dhe korrekt të publikut.