Guvernatori Mehmeti uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës

16/02/2022

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, uron të gjithë qytetarët për 14 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj për krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin dhe stabilitetin e ekonomisë së vendit, duke kontribuuar në zhvillimin e një sistemi financiar që plotëson në mënyrën më mirë nevojat zhvillimore të shtetit tonë.