Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
26/10/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar Republikën e Austrisë për Ditën Kombëtare.
Në mesazhin e urimit dërguar ambasadorit të Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, Guvernatori Mehmeti ka falënderuar shtetin austriak për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat e historisë.
“Shpreh mirënjohjen time dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer dhe shumëdimensionale që Republika e Austrisë i ka dhënë Republikës së Kosovës dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në veçanti. Prandaj është kënaqësi e veçantë për mua t'ju uroj Ditën Kombëtare, ditë që simbolizon përfundimin e okupimit dhe ndërtimin e paqes dhe unitetin e qytetarëve austriak pas Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në mesazhin e urimit të Guvernatorit Mehmeti.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara