Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
09/05/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova në Ditën e Evropës.
"E nderuara znj. Apostolova, dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi të shpreh falënderimin më të madh për përkrahjen e parezervë që ju keni dhënë në procesin e Integrimit Evropian të Kosovës dhe veçanërisht për përkrahjen tuaj ndaj Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Prandaj kam kënaqësinë të ju uroj në ditën, e cila simbolizon paqe dhe unitet në Evropë, Ditën e Evropës", thuhet në urimin e Guvernatorit Mehmeti.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara