Guvernatori Mehmeti uron Ambasadorin e Italisë për Ditën e Republikës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar popullin italian për Ditën e Republikës.

Në mesazhin e urimit dërguar Ambasadorit të Italisë në Kosovë Nicola Orlando, Guvernatori Mehmeti u ka uruar të gjithë qytetarëve të Italisë një vit me shëndet dhe mirëqenie.

Nëpërmjet këtij urimi, Guvernatori Mehmeti ka shprehur falënderimin e tij dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Republikës së Kosovës në shumë fusha.