Guvernatori Mehmeti uron 9 Majin, Ditën e Evropës

09/05/2022

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar shefin e Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në vendin tonë, Tomáš Szunyog për Ditën e Evropës.

Në mesazhin e urimit, Guvernatori Mehmeti ka falënderuar Bashkimin Evropian për ndihmën që i ka dhënë Republikës së Kosovës dhe BQK-së në procesin e Integrimit Evropian, duke uruar 9 Majin, ditën që simbolizon paqen dhe unitetin në Evropë.