Guvernatori Mehmeti takoi Komisioneren për Informim dhe Privatësi, znj. Sogojeva Dermaku

07/03/2022

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim Komisioneren për Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva-Dermaku.

Në takim, Guvernatori Mehmeti dhe Komisionerja Sogojeva-Dermaku u dakorduan që të rritin nivelin e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve dhe veprimeve në kuadër të fushëveprimtarive, kompetencave dhe autorizimeve të të dyja institucioneve.

Mes tjerash, dy institucionet u pajtuan për ngritjen e mekanizmave koordinues të cilët do të jenë në komunikim të vazhdueshëm për çështje të interesit të përbashkët në zbatim të legjislacionit dhe autorizimeve që kanë institucionet tona.