Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
27/10/2022
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim përfaqësues të bizneseve izraelite, të udhëhequr nga znj. Ronit Hasin Hochman, drejtoreshë ekzekutive dhe bashkëthemeluese e Improvate Group.
Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti përveç tjerash, i informoi të pranishmit edhe lidhur me gjendjen në sistemin financiar dhe zhvillimet makroekonomike në vend.
Nga ana tjetër, znj. Hochman falënderoi Guvernatorin për informatat dhe shprehu vullnetin për bashkëpunimin me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe sektorët tjerë, me theks së veçantë në fushën e sigurisë nga sulmet kibernetike.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara